Konjufca: Në propozimin e BE-së nuk përmendet Asociacioni

Konjufca: Në propozimin e BE-së nuk përmendet Asociacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, që Prishtina e ka pranuar, nuk përfshihet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Konjufca tha se në propozimin evropian – që njihet edhe si propozimi franko-gjerman – referenca për Asociacionin është në kuadër të fjalisë ku kërkohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit. Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, “marrëveshja e përkohshme” do të sjellë përfitime për Prishtinën dhe Beogradin. “SHBA-ja është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”, shkroi ai në Twitter. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button