Konjufca: Serbia është përgjegjëse për zhvillimet në veri të Kosovës

Konjufca: Serbia është përgjegjëse për zhvillimet në veri të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Serbia është përgjegjëse për zhvillimet në veri të Kosovës dhe kërkoi nga ndërkombëtarët të jenë më të zëshëm. Konjufca gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Shkup ku u takua me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, tha se e rëndësishme është që arrihet siguria dhe të mos bëhet kompromis me shkeljen e ligjit. Kryeparlamentari i Kosovës u takua edhe me Presidentin Pendarovski.

“Ne nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës Vuçiqi të komandojë përmes këtyre bandave. Qëllimi i Serbisë është eskalimi i situatës dhe kjo duket qartë, mirëpo Kosova është për të kundërtën, që situata të deeskalohet. Dhe në funksion të kësaj unë i përmenda edhe ata dy veprime të Kosovës të cilat ishin veprime të vullnetit të mirë. Pas kësaj është radha e Serbisë që të distancohet prej këtyre grupeve të cilat bëjnë veprime të paligjshme dhe kriminale në pjesën e veriut të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e zëshme në dënimin e këtyre veprimeve të cilat janë drejtpërdrejtë të orkestruara nga ana e Beogradit dhe Beogradi këtë nuk e fsheh”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button