Konjufca: Veprimet e Serbisë kanë për qëllim de-stabilizimin e Kosovës

Konjufca: Veprimet e Serbisë kanë për qëllim de-stabilizimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca gjatë qëndrimit të tij në Shkup, derisa komentoi zhvillimet në veri të Kosovës, tha se bëhet fjalë për veprime të Serbisë të cilat janë të papranueshme dhe të cilat kanë për qëllim de-stabilizimin dhe ndarjen e Kosovës, shkruan Alsat.

“Veprimet e Serbisë janë të papranueshme, ato kanë për qëllim de-stabilizimin dhe ndarjen defakto të shtetit të Kosovës. Ne si popull qëndrojmë shumë të bashkuar që t’i luftojmë këto veprime të cilat kanë si prapavijë gjeopolitike ndikimin rus dhe fuqishëm do të ecim në shtetin demokratik të Kosovës për sundim të ligjit dhe për demokraci, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar për zgjidhjen e problemeve për dialog”, deklaroi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button