“Konkursi”, shoqata e infermierëve hedh dyshime për manipulime të mundshme

“Konkursi”, shoqata e infermierëve hedh dyshime për manipulime të mundshme

Janë shpallur konkurset për infermiere. Shoqata e infermierëve e teknikëve hedh dyshime se manipulimet janë të mundura, pasi nuk beson se do t’u jepet përparësi atyre që me vite punojnë me kontratë në vepër, por se do të punësohen persona të tjerë. Shoqata e Infermierëve u bëri thirrje të gjithë atyre që planifikojnë të konkurrojnë të mos i dëmtojnë infermieret që janë të angazhuar nëpër spitale dhe meritojnë të punësohen.

“Unë nuk besoj aspak për shkak të të gjitha shembujve që i kemi prej më parë, madje jam deklaruar publikisht që ato që planifikojnë të paraqiten në konkurse dhe t’i lus që të mos dëmtojnë infermieret që janë nëpër spitale dhe meritojnë të punësohen. Të jemi humanë dhe profesionistë dhe të mos vrapojmë me retorika politike dhe numërime nacionale t’ua marrim vendin infermiereve që 5 apo 6 vite punojnë për 12 mijë denarë dhe nuk pajtohem me komentin e Ministrisë së Shëndetësisë se do të punësohen ato që meritojnë, të gjithë ato që janë nëpër spitale nëse nuk e meritojnë, le të mos e kenë statusin marrëveshje në vepër. Dhe bëjmë thirrje që ky status ‘marrëveshje në vepër’ të mos ekzistojë më për infermieret”, tha Gordana Beshlikoovska, Shoqata e infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button