Konstatohet dorëheqja e Lençe Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve miratoi kërkesën e prokurores Lençe Ristoska për ndërprerjen e funksionit të saj si prokurore në Prokurorinë Themelore-Shkup. Siç informoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Besimi, më 2 prill Ristoska, me vetiniciativë, ka paraqitur kërkesë për tërheqje nga funksioni, pas çka Këshilli, pa debat, në seancë e ka konstatuar ndërprerjen e mandatit. Javën e kaluar, Ristoska dha dorëheqje për shkak, siç theksoi presioneve dhe pengesave të vazhdueshme ndër vite, por edhe për shkak të vendimeve të Këshillit të Prokurorëve dhe kryeprokurorit të ri, i cili ia mori lëndët “Talir 1 dhe 2” që ajo i udhëhiqte kundër partisë në pushtet VMRO-DPMNE./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button