Konsumimi i substancave narkotike nga ish-drejtori i Neurologjisë – Flet Mickoski
Konsumimi i substancave narkotike nga ish-drejtori i Neurologjisë – Flet Mickoski
Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Ish-drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski,i cili u shkarkua pas publikimit të pamjeve ku ai shihej duke përdorur substanca narkotike, kryeministri Mickoski tha se ka qenë moment dobësie e ish drejtorit.
Megjithatë sipas tij Kuzmanovski ka biografi të rrallë në Ballkan. I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë për emërimin e tij në krye të një klinike pa licencë aktive, Mickoski tha kanë bërë atë që u takon duke e shkarkuar nga funksioni.
“Ajo që ndodhi, ndodhi dhe nuk duhet të kthehemi mbrapa. Përndryshe, kur ta shikoni biografinë e profesorit dhe kolegut tim, do të arrini në përfundim se bëhet fjalë për biografi impozante që është shumë e rrallë në Ballkan. Ajo që kishte në momente dobësie ish drejtori, do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij, kjo është çështje e tij private nuk kam çfarë të them. Ne si qeveri, bëmë atë që duhej ta bënim dhe reaguam menjëherë pasi materiali i paligjshëm u shfaq në rrjetet sociale”, u shpreh Hristijan Mickoksi, kryeministër.
Ish Drejtori i Klinikës së Neurologjisë Igor Kuzamnovski ka ushtruar detyrën për shtatë muaj pa licencë aktive, ndërsa në muajin gusht është emëruar si drejtor i kësaj klinike pa licencë. Nga Oda e Mjekëve bënë të ditur se licenca e tij ka pasur vlefshmëri deri më 15 mars të këtij viti, ndërsa të njëjtën, pas publikimit të videos në rrjetet sociale duke përdorur lëndë narkotike, nuk mund t’ia marrin pasi ai nuk ka pasur një licencë të vlefshme në fuqi. Ndërkaq, as ministri i Shëndetësisë nuk ka sqaruar se si Kuzmanovski është emëruar drejtor klinike pa licencë aktive./ Alsat.mk







