Kontesti me Bullgarinë, kryeministri Zaev mbron qëndrimin e tij

Kryeministri Zaev mbron fuqishëm qëndrimet që i shprehu një ditë më parë në një intervistë për median bullgare. Ai thotë se ka ndryshuar retorikë rreth kontestit me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokojë procesin euro-integrues të vendit. Zaev edhe sot përsëriti se maqedonishtja dhe bullgarishtja kanë rrënjë të përbashkëta. Presidenti Pendarovski ndërkaq iu kundërpërgjigj Zaevit se ka mjaftueshëm përvojë të flasë në këtë temë dhe se zgjidhja mund të arrihet përmes respektimit të dinjitetit të të dyja popujve.

Shpreh keqardhje që intervista ime për median bullgare shkaktoi aq emocione negative, për të cilat jam plotësisht i vetëdijshëm., që i njoh dhe i kuptoj plotësisht. Por njëkohësisht kam obligim ndaj qytetarëve maqedonas t’i afrojë drejt zgjidhjes së çështjeve që janë hapur me Bullgarinë dhe që janë bërë pengesë për miratimin e kornizës negociuese me BE-në”-tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Kryeministri, Zaev tha se intervistën e djeshme e dha me qëllim që ta zhbllokojë euro-integrimin e vendit. Ai vazhdoi me pretendimet se nga historia e përbashkët burojnë si gjuha maqedonase ashtu edhe ajo bullgare. Vazhdoi ta sqaronte tezën se fashizmi nuk ka përkatësi etnike dhe se për hir të së ardhmes, duhet shtrirë dorën e pajtimit.

Kjo është zgjidhja! Gjuhët tona në Ballkan burojnë nga gjuha dhe kultura e vjetër sllave, alfabetet e krijuara nga Sh.Kirili e Metodi, të cilët i shënojmë bashkërisht, e më pas nga trashëgimtarët e tyre, Sh.Klimentin dhe Naumin e Ohrit që e krijuan shkrimin cirilik. Sot kemi “Raka” në Maqedoni, “Rrëka” në Bullgari”, “Ruka” në Serbi. Këto janë rrënjët. Rrënjët mund t’i shohim si diçka që na bashkojnw ose diçka që na ndajnë. Nëse jemi evropianë dhe të mençur do t’i shohim si diçka që na bashkojnë, na bëjnë më të afërt”-pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Reagimit të qytetarëve iu bashkëngjitën edhe funksionarë të lartë. Presidenti, Pendarovski iu kundërpërgjigj Zaevit, se ka mjaftueshëm përvojë sa për t’i matur fjalët që thotë, duke theksuar se kontesti mund të zgjidhet vetëm me respektimin e dinjitetit të dy popujve. “Lufta anti-fashiste është themeli i shtetit bashkëkohor maqedonas, në të cilën kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashizmit”, u shpreh ndër tjerash Pendarovski për DW.

 Në një pjesë të komenteve vërejta dilemën nëse krerët shtetëror janë unik lidhur me këtë çështje jetike kombëtare. Ka dy parakushte për zgjidhjen e kontesteve strategjike: të keni vullnetit politik, ndonjëherë për të bërë konsensus që nuk ua rrit rejtingun dhe t’i përmbaheni fakteve historike, ndërkombëtarisht të verifkuara dhe realitetit të dukshëm politik. Jam politikani i parë që kam propozuar diskurs më të gjerë politik lidhur me figurat më të mëdha të lëvizjes revolucionare maqedonase. Megjithatë, nuk kam shkuar më tej, sepse është punë e Komisionit të historianëve”-tha Stevo Pendarovski, President.

Zv/kryeministri, Dimitrov tha se ideja e marrëveshjes së 2017-tës ishte që historia t’u lihej hisotrianëve, ndërsa çështjet dy palëshe të zgjidheshin në mënyrë dypalëshe, pa u bërë pengesë në rrugën drejt BE-së.

Gjuha maqedonase dhe vetë-përcaktimi nuk mund të jenë pengesë për integrim në Unionin, i cili respekton dallimet e as që mund të jetë pengesë për miqësinë e vërtetë, sepse ajo bazohet në respekt të ndërsjellë. Ky është virusi i pavdekshëm i idealeve, për të cilin çmendurisht kërkohet vaksinë”-deklaroi Nikolla Dimitrov, Zv/Kryeministër.

 

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button