Kontroll i ri në Union! BE mund të ndëshkojë anëtarët e rinj që shkelin rregullat

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas anëtarësimit, të kenë të drejtë të kufizuar vote. “BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet (për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare)”, thuhet në të ashtuquajturin non-paper të nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu).

Informacionin e publikoi Radio Evropa e Lirë e cila thotë se ka pasur qasje në këtë dokument. Propozohet që institucionet e BE-së të kenë mundësinë të reagojnë ndaj cenimit serioz të sundimit të ligjit, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave. Ndër sanksionet që propozohet është pezullimi i bashkëpunimit me anëtaren e re që bën këto shkelje. Propozimi vjen në pako me idenë e integrimit gradual të anëtareve të reja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button