Koreja e Veriut pretendon se ka testuar me sukses “armën e re strategjike”

Koreja e Veriut pretendon se ka testuar me sukses "armën e re strategjike"

Koreja e Veriut pretendon se sot ka testuar me sukses një motor me karburant të ngurtë me performancë të lartë, duke e përshkruar atë si një “armë strategjike” të re dhe të parën e këtij lloji në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pretendimet e fundit vijnë më shumë se një muaj pasi Koreja e Veriut lëshoi dhjetëra raketa dhe projektilë në mes të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në rajon.

“Një institut i rëndësishëm brenda Akademisë së Shkencave të Mbrojtjes arriti të testojë një motor me karburant të ngurtë me performancë të lartë. U përdor një motor me karburant të ngurtë me një kapacitet të madh prej 140 tf (ton-forcë) i pari i këtij lloji në vend në bazën e lançimit të satelitëve në mëngjesin e 15 dhjetorit”, njoftoi Agjencia shtetërore koreane e lajmeve.

Kim Jong-un, sekretar i përgjithshëm i Partisë Punëtore të Koresë dhe president i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Koresë së Veriut “ndoqi testin e rëndësishëm në vend”.

Testimi i armës së re strategjike të Phenianit vjen në një kohë të tensioneve të vazhdueshme në Gadishullin Korean, ku SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërsa Koreja e Veriut ka lëshuar dhjetëra raketa, përfshirë raketa balistike.

LEXO EDHE:

Back to top button