Korona virusi merr fund, hiqen të gjitha masat

Korona virusi merr fund, hiqen të gjitha masat

Gazetare: Vjollca Aliti

Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandon heqjen e tërësishme të të gjitha masave kundër Kovid19. Pas OBSH-së edhe aoturitetet shëndetësore në vend e shpallën koronavirusin si sëmundje e cila nuk paraqet më urgjencë shëndetësore publike.

“ Duam t’i komunikojmë opinionit se Komisioni për sëmundje ngjitëse I rishikoi rekomandimet e Organizatës botërore të Shëndetit dhe menjëherë solli rekomandim deri në ministrinë e Shëndetësisë, deri në Qeveri dhe shtabit të krizave që të hiqen të gjitha masat kundër Kovid19 dhe të bëjmë tranzicion prej pandemisë që preku gjithë botën, në një sëmundje të zakonshme infektive e cila do jetë e zakonshme në raportet tona të përhershme”, tha Zllate Mehmedoviq, Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Gjatë javës së shkuar është regjistruar rekord për nga numri i ulët i rasteve pozitive. Nga Komisioni thonë se pavarësisht kësaj, vaksinimi rekomandohet si masë e sigurte për parandalim.

“Rekomandimet për vaksinim vazhdojnë të vlejnë sepse ajo është një nga metodat e cila na solli në situatë ku krijuam imunitet kolektiv dhe që na mundësoi të vijmë në një situatë ku Brenda javës të kemi 66 raste pozitive”, u shpreh Zllate Mehmedoviq, Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Rasti i parë me Kovid19 në Maqedoninë e Veriut është regjistruar më 26.02.2020. Numër më i madh i të prekurve në nivel javor është regjistruar në javën e katër të vitit 2022, me gjithsej 11.881 raste pozitive. Numri I viktimave në Maqedoni deri tash ka shkuar në rreth 10,000 (9,937 raste). Numri më I madh I viktimave janë meshkuj të moshës mbi 60 vjec ndërsa tek 81,2 raste janë konstatuar dhe sëmundje tjera pos Kovidit. Ndërkohë 8,980 nga viktimat jetë kanë ndërruar në kushte spitalore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button