Koronavirusi në Shqipëri, 68 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
Koronavirusi në Shqipëri, 68 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
68 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Nga 1.249 testime të kryera gjithsej, 24 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 365 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Ndërkohë, janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.068 që nga fillimi i epidemisë.
Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi për heqjen e të gjitha masave anti Covid. Nga data 1 maj, maskat mbrojtëse nuk janë të detyrueshme për t’u mbajtur as në ambientet e mbyllura, ndërkohë që është sugjeruar heqja e kufizimit të orarit për lokalet e natës.








