Korrupsion / Gjyqtari i dënuar, 10 muaj më herët në liri

Gazetar: Suad Bajrami

Ish gjyqtari suprem Naqe Georgiev i cili u dënua me 3 vjet burg pasi u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet në vlerë prej 10 mijë eurosh, do të lirohet nga burgu 10 muaj më herët, pasi Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën për liri me kusht.

“Gjykata e Apelit miratoi vendim me të cilën e pranoi ankesën e të dënuarit N.G. dhe vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit e ndryshoi, kështu që i dënuari lëshohet nga mbajtja e dënimit më datë 20.07.2026, me kusht që deri në skadimin e lirisë me kusht 20.05.2027 të mos kryejë vepër të re penale”, deklaruan nga Gjykata e Apelit.

• I dënuari N.G. lëshohet nga burgu 10 muaj para kohe
• N.G. më 20 korrik lëshohet nga burgu, me kusht

Arsyet për shkurtimin e dënimit, sipas gjykatës është mosha dhe sjellja e të dënuarit Georiev.
“Gjatë miratimi të vendimit gjykata e kishte parasysh gjendjen shëndetësore të të dënuarit, por edhe rezultatet pozitive nga procesi i risocializimit gjatë mbajtjes së dënimit”, theksuan Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Georgiev në maj të vitit 2024 u kap në flagrancë duke marrë 10 mijë euro ryshfet për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohej për trafikim me lëndë narkotike. Pas pranimit të fajit, Georgiev u dënua me 3 vjet burg.

Në skemë ka qenë i përfshirë edhe ish Avokati i Popullit, ish gjykatësi kushtetues, ish ministri i Drejtësisë e ish anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti. Pavarësisht se para mediave mohonte fajin, Memeti e kishte pranuar fajësinë para Prokurorisë dhe u dënua me kusht se ka ndërhyrë për të parandaluar akuzën kundër të njohurit si “Boro Marlboro”. (Inserte kronika 14, 15 gusht 2024)./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button