Kuvendi pranon interpelancën ndaj ministrit Tripunovski, votimi pritet në fillim të majit
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi konfirmoi se kanë pranuar nismën për interpelancën kundër ministrit të bujqësisë Cvetan Tripunovski. Për momentin po rrjedh afati 10 ditor për deklarim nga ana e ministrit dhe varësisht kur të arrijë përgjigja, interpelanca në përputhje me rregulloren e Kuvendit do të vendoset për votim para deputetëve në seancë plenare. E njëjta me shumë mundësi do të ndodhë në fillim të muajit maj. Ministri Tripunovski dhe kryeministri Mickoski deklaruan se interpelanca është e pa bazë dhe nuk presin që të merr mbështetje nga deputetët. Nisma për interpelancë u dorëzua nga LSDM-ja me akuza për korrupsion, skandalet dhe politikat e dëmshme ndaj bujqve./Alsat.mk.
LEXO EDHE:








