Kosova dhe Serbia firmosën marrëveshjen për normalizim ekonomik midis dy vendeve


Në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik. Për Presidentin Trump kjo marrëveshje është historike dhe pret nga shtetet të bashkëpunojnë në sferën e ekonomisë dhe paralajmëroi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit.

“Liderët e dy vendeve duke ardhur këtu për të nënshkruar marrëveshje i kanë bërë vendet e tyre një hapësirë të mrekullueshme ballkanike dhe botën më të sigurt. Presim që Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë në ekonomi. Jemi shumë krenar që këto dy liderë e bënë këtë marrëveshje që vërtetë është historike- deklaroi  Donald Trump.

Kryeministri i Kosovës, Hoti tha se marrëveshja e sotme i hap rrugë njohjes reciproke mes shteteve, ndërsa presidenti serb, Vuçiq tha se dallimet politike mes palëve nuk janë tejkaluar ende, por se marrëveshja ekonomike është hap i rëndësishëm për dy shtetet.

“Ky është moment i madh për Kosovën dhe rajonin. Mendoj se kemi bërë një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve që duhet të shpiejnë eventualisht në njohjen reciproke mes dy shteteve. Jemi të gatshëm plotësisht të bashkëpunojmë që ta zhvillojmë jetën e njerzve, të krijojmë vende të reja pune në rajon dhe besojmë fuqishëm në administratën tuaj. Ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë e lirisë dhe tregut të lirë- pohoi Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës.

“Faleminderit që bëtë punë të madhe vërtetë jeni angazhuar për të bërë diçka që të tjerët nuk donin, për të stabilizuar rajonin, gjë që e çmojmë shumë. Flasim për ekonominë. Kuptohet se për politikë nuk I kemi zgjidhur problemet tona, kemi ende shumë dallime, por ky është hap I madh përpara. Nuk folëm për shumë çështje për të cilët nënshkruam, por për ne është e rëndësishme që do të ketë zonë të unifikuar ekonomike në gjithë Ballkanin Perëndimor- tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Liderët e Kosovës mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi shprehu mirënjohje ndaj Presidentit Trump dhe tha se puna duhet të vazhdojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes në shtëpinë e Bardhë i pari që u largua ishte delegacioni serb. Makinat ku ishin përfaqësuesit e shtetit serb janë pritur jashtë Shtëpisë së Bardhë nga një grup I vogël protestuesish serb të cilët brohorisnin kundër marrëveshjes.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button