Kosova i dërgon mjete ushtarake Ukrainës

Kosova i dërgon mjete ushtarake Ukrainës

Kosova do t’i dërgojë Ukrainës mjete ushtarake.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri Ejup Maqedonci gjatë një takimi ndërkombëtar të mbajtur në bazën ushtarake të Ramstein, Gjermani.

Gjatë takimit të 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ministri Maqedonci ka konfirmuar se Kosova do të kontribuojë me një paketë të parë të ndihmës ushtarake.

Paketa përfshin “dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake,” të cilat pritet të nisen drejt Ukrainës brenda javës së ardhshme.

Në vijim, Maqedonci shtoi se gjithashtu është në përgatitje një paketë e dytë mbështetëse që përmban “mijëra predha të mortajave” dhe do të dërgohet shumë shpejt për t’u përdorur nga forcat ushtarake ukrainase në rritjen e fuqisë së tyre të zjarrit indirekt.

Ministri theksoi angazhimin e Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në “luftën e tyre të drejtë” dhe premtoi mbështetje të palëkundur “deri në fitoren përfundimtare.”

Në takim morën pjesë ministrat dhe përfaqësuesit e mbi 50 shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, të cilët u informuan nga Ministr Maqedonci mbi rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbështetjen e trajnimit të trupave ukrainase.

Ai përmendi pjesëmarrjen e FSK-së në Operacionin Interflex në Britani të Madhe dhe në trajnimet për deminim që zhvillohen në bashkëpunim me Komandën e Bashkuar të Evropës (EUCOM) në territorin e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button