Kosova nis procedurat për hapjen e misionit diplomatik në Izrael

Në paraditen e së martës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim konsultativ ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla.

Takim ky i bërë lidhur me hapjen e misionit diplomatik në Izrael. Hoti i ka dhënë pëlqimin e tij për të dërguar tek presidenti kërkesën për hapjen e misionit diplomatik në Izrael.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Kreu i ekyekutivit kosovar  citohet të ketë theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button