Kosova regjistron 246 raste të reja me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë regjistruar edhe 246 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në testimet e 3.031 mostrave.

Të dielën, sipas Zemajt, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë nuk ka njoftuar për numrin e të shëruarve dhe rasteve aktive. Zakonisht këto të dhëna bëhen publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020. Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.341 raste të të infektuarve. Prej tyre, 1.544 pacientë kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button