Kosova strehon 20 gazetarë të Ukrainës

Qeveria në Prishtinë, planifikon të ofrojë strehim deri në gjashtë muaj për 20 gazetarë ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia.

Autoritet në Kosovë kanë  njoftuar se planifikojnë të ofrojë strehim deri në gjashtë muaj për 20 gazetarë ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pas pushtimit të Rusisë.

Sipas një dokumenti të qeverisë në Prishtinë, i parë nga agjencia Reuters, Kosova planifikon të ofrojë strehim deri në gjashtë muaj për 20 gazetarë ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia.

Dokumenti thotë se përparësi në strehim do t’u jepet femrave gazetare të cilat do të përzgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

Sipas këtij dokumenti,  Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre, pagat dhe zyrat, për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar atyre të punojnë në distancë.

Deri më tani nuk është konfirmuar se kur do të mbërrijnë gazetarët në Kosovë, e cila nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, por i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button