Kosovë, ​sot nis votimi përmes postës

Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale. Periudha e votimit përmes postës siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përfundon më 15 tetor.

“Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532”, ka njoftuar KQZ.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

LEXO EDHE:

Back to top button