Kosovë, deputetët e listës serbe kthehen në Kuvend

Kosovë, deputetët e listës serbe kthehen në Kuvend

Pas një mungese prej gati pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të në seancë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit. Kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet. Ndërkaq, mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button