Kosovë, japin dorëheqje 4 zyrtarë serbë të KQZ-së

Kosovë, japin dorëheqje 4 zyrtarë serbë të KQZ-së

Dorëheqjet e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës kanë vijuar edhe sot. Siç bëhete ditur, katër zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të anagzhuar në komunat veriore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezil, deklaroi për KosovaPress se tashmë kanë pranuar njoftimin për dorëheqje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 zyrtarëve komunalë të Zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha shkurti ai.

Dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe. Siç është raportuar në media, shumica prej këtyre dorëheqjeve nuk janë akt indidivual i të dorëhequrve por si pasojë e presionit të strukturave ilegale në veri të vendit.

Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dëshmoi një ditë më parë se ishte detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi.

LEXO EDHE:

Back to top button