Kosovë: Kuvendi e nderon ish-senatorin Bob Dole, seanca fillon me një minutë heshtje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën me një minutë heshtje për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Për kontributin e tij, një bust u përurua në Prishtinë.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

LEXO EDHE:

Back to top button