Kosovë-Maqedoni, shqyrtohet bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit në Kodrën e Diellit dhe në Brezovicë

Disa orë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se qeveria ishte antikushtetuese, ministrat e ekonomisë dhe tregtisë të të dy vendeve, Kreshnik Bekteshi dhe Vesel Krasniqi, hartonin plane bashkëpunimi ndërshtetërore në disa sektorë. Ministri i Tregtisë i Kosovës, Krasniqi pretendon se takimi nuk është i vonuar, dhe marrëveshjet e arritura në fushën e turizmit, inovacionit, dhe sipërmarrësisë do të zbatohen. Situata politike në Kosovë nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e ekonomisë midis dy vendeve, siguron Krasniqi.

Përndryshe, në takim theksi u vendos në atë se si Kodra e Diellit dhe Brezovica të bashkohen dhe të bëhen një qendër skijimi. Me përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve të bëhet ofensivë për tërheqjen e më shumë mysafirëve nga jashtë.

Nuk ka rëndësi se kush është në qeveri në Maqedoninë e Veriut ose në Kosovë, nevojitet të thellohet bashkëpunimi në mënyrë që qytetarët tanë të kenë një jetë më të mirë dhe të zbatohen projekte që do të ndikojnë në zhvillimin e një rajoni të caktuar. Ose dega e turizmit, sidomos në vende të tilla skijimi”-tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Kosova është një nga vendet e rralla me të cilat Maqedonia ka suficit tregtar. Që nga fillimi i vitit, mallrat me vlerë prej rreth 190 milion euro janë eksportuar në Kosovë kurse mallrat e importuara arrijnë mezi 26 milion euro. Këtë vit, shkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka shënuar rënie, veçanërisht në eksportin nga Maqedonia në Kosovë me rreth 60 milion euro kurse autoritetet përmendin krizën shëndetësore dhe ekonomike si arsye. Në vitet e fundit, Kosova mbylli kufinjtë duke vendosur embargo për disa produkte nga Maqedonia, pavarësisht nga marrëveshja e tregtisë së lirë CEFTA midis vendeve të rajonit.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button