Ministria e Mjedisit do të luftojë ndotjen me “pak para”

Hap pas hapi, deri te ajri më i pastër. Këto janë pritjet e Ministrit të Mjedisit, Naser Nuredini, pas parave të pakta buxhetore për ministrinë e mjedisit. Megjithëse ekologjia është një përparësi e Qeverisë, shifrat nuk e tregojnë atë. Ministria në fjalë në vitin 2021 do të marrë 0.38% të buxhetit të përgjithshëm, ose 16 milion nga katër miliardë euro. Nuredini siguron, që vitin e ardhshëm do të instalohet rrjet dytësor dhe tercial i gazit, i cili do të lejojë familjet në zonat rurale të lidhen me këtë sistem të ngrohjes që nuk ndot. Megjithatë, ky është një projekt i ministrive të tjera.

Laboratori i vetëm shtetëror për ekologji nuk do të marrë akreditim edhe këtë vit që të mund të japë të dhëna relevante. Megjithëse ishte menduar të funksiononte zyrtarisht deri në fund të këtij muaji, po vonohet për shkak të pacientëve me Kovid 19. Përveç laboratorit, këtë vit nuk kanë punuar të gjithë stacionet shtetërore të matjes. Të dhënat e nivelit të ndotjes nuk maten në Strumicë, Miladinovc, Gjorçe Petrov dhe Rektorat, ku ka trafik të dendur. Ato nuk janë riparuar deri më tani për shkak të procedurave, thotë Nuredini.

Rehabilitimi i deponisë Rusino do të fillojë këtë javë, njoftoi Nuredini. Deponia duhet të jetë plan rajonal për Pollogun dhe do të zhvillohet në pesë vitet e ardhshme deri në një zgjidhje të re për të. Sa i përket rënies së nivelit të Liqenit të Prespës në pesë metra e gjysmë nën nivelin normal të ujit, Nuredini thotë se po zhvillohen bisedime me Shqipërinë dhe Greqinë për të shpëtuar liqenin. Për të është bërë plan veprimi, por nuk dihet se kur do të ndalet rënia e liqenit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button