Kosovë, Presidentja Osmani mbledh krerët e partive

Kosovë, Presidentja Osmani mbledh krerët e partive

Gazetar: Suad Bajrami

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me krerët e partive për shkak se 9 muaj pas zgjedhjeve, vendi ende nuk ka formuar qeverinë, pasi nuk ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend. Pas mbarimit të takimit, kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht mandatari Albin Kurti, nuk është deklaruar për media. Krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, theksuan se në takimin me presidenten Osmani u dëshmua se askush nuk mund të formojë qeverinë e re në legjislaturën aktuale. Prandaj, duhet që urgjentisht të shpallen zgjedhje të reja.

“Në këtë takim u bë e qartë edhe njëherë nga përfaqësuesit e partive politike që nuk ka shumicë parlamentare. Rrjedhimisht tani i takon presidentes deri të mërkurën me datë 5, të përcaktoj se a ka shumicë apo nuk ka shumicë”, tha Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së .

“Së paku 52 deputetë të përfaqësuar nga 4 kryetarë të partive shqiptare dhe disa parti minoritare edhe në takim e kanë bërë të qartë se nuk janë pjesë e asnjë shumice. Gjë që matematikisht e bën të pamundur arritjen e shumicë së re parlametnare dhe besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që sot edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve”, tha Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së.

Megjithatë, sipas presidentja Vjosa Osmani, në fund të takimit u deklarua detyrim i saj është që bëjë çmos për të parandaluar zgjedhje të reja.

“Partitë politike, i kanë qëndrimet e tyre. Dikush dëshiron sot, dikush nesër dikush pasnesër të shkojë në zgjedhje, por detyrimi i presidentes është tjetër. Detyrimi është që të bëjë çmos që të evitohen zgjedhjet. Dhe atë detyrim unë duhet ta kryej në përputhje të plotë me Kushtetutën. Prandaj do të ju lusim për durim edhe për shumë pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat rreth caktimit të mandatarit të dytë”, shtoi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

E pyetur nëse lidhur me mundësinë që ta mandatojë Kurtin për të dytën herë, Osmani u shpreh që në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014, 2020 dhe 2021 thuhet qartë që herën e dytë presidentja “duhet ta caktojë mandatar tjetër”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button