Kosovë, refuzohen mbi 3 mijë zarfe nga diaspora

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka refuzuar 3,435 zarfe me fletëvotime nga diaspora. Janë aprovuar 8,212 zarfe ndërkaq gjithsej numri i pakove të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit ka qenë 11,653.

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi i rinumërimit të votave të 12 vendvotimeve. Arsyeja e rinumërimit është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotime nuk janë pranuar si të rregullta. Në disa raste formularët nuk kanë qenë të nënshkruar apo të njëjtët janë lënë të paplotësuar.

Vjollca Aliti                                                        

LEXO EDHE:

Back to top button