Destabilizim të rrjedhave ekonomike dhe pasiguri në investimet e ardhshme, kështu e sheh Romeo Kostadinov, nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) propozimin për vendosjen e tatimit për solidaritet. Përmes këtij tatimi do të përfshihen rreth 200 kompani të cilat vitin e kaluar kanë pasur të ardhura mbi 10 milion euro. Ata duhet të paguajnë 30 për qind tatim shtetit. Mjete të cilat do të shfrytëzoheshin për ballafaqim të mëtejmë me krizën energjetike.
“Frikësohemi se edhe nga ky aksion i tatimit për solidaritet do të bëhet grumbullimi mjeteve nga shtytësit e ekonomisë maqedonase, do të ngadalësohet rritja ekonomike dhe nuk do të arrihen efektet e duhura, ajo që dëshirohej, ndalimi i krizës ekonomike, energjetike dhe krizës me ushqimin në Maqedoni”, tha Kostadinov. /Alsat.mk








