Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, Bojan Stojanovski thotë se për to tatimi për solidaritet është zgjidhje e nxituar e cila do të shkoj në dëm të biznesit. Tatimi për solidaritet përfshin rreth 200 kompani që vitin e kaluar kanë pasur të ardhura rreth 200 milion euro. Ata duhet t’i paguajnë 30 për qind tatim shtetit. Mjete që do të shfrytëzoheshin për ballafaqim të mëtejshëm me krizën energjetike, shkruan Alsat.
“Vlerësojmë se kjo është zgjidhje e nxituar e cila nuk është konstruktuar dhe dizajnuar ashtu siç duhet që të mund të jep efektet maksimale. Vetëm do ta dëmtoj biznesin, i cili edhe ashtu është në gjendje të brishtë. Zgjidhjet e këtilla duhet të bëhen në mënyrë më thelbësore, në komunikim dhe me bashkësinë akademike dhe me ata që duhet të paguajnë tatimin”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk








