Kovaçevski-Basani: Bashkëpunimi me Bankën Botërore, porosi për investitorët e huaj

Kovaçevski-Basani: Bashkëpunimi me Bankën Botërore, porosi për investitorët e huaj

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë u takua me Antonella Basani, Presidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. Bashkëbiseduesit diskutuan për projektet aktuale dhe planet afatmesme të Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të rajonit. Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe sfidat nga zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe botë, dhe ndikimet në ekonominë globale.

“Partneriteti me Bankën Botërore dhe mbështetja që merr Maqedonia e Veriut është me rëndësi të madhe, Korniza e bashkëpunimit është bazë për t’u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese, si dhe për investime në përmirësimin e konkurrencës së sektorit privat, investime në infrastrukturë, zhvillimin e potencialit njerëzor dhe forcimin e menaxhimit të financave publike. Me përpilimin e Kornizës së re të Partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, ndjeshëm do të rritet mbështetja financiare për vendin tonë dhe do të jetë gati dyfish më e lartë se më parë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryeministrit Kovaçevski.

Sipas këtij njoftimi në takim u vlerësua se bashkëpunimi paraqet konfirmim të mbështetjes që vjen nga një partner serioz dhe në këtë mënyrë dërgon porosi të fortë për partnerët dhe investitorët ndërkombëtarë.

Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja Basani shprehën kënaqësinë për partneritetin e fortë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, si dhe rezultatet zhvillimore të arritura në vitet e bashkëpunimit.

LEXO EDHE:

Back to top button