Kovaçevski: Furnizim pa pengesa me qymyr dhe mazut nga Greqia

Kovaçevski: Furnizim pa pengesa me qymyr dhe mazut nga Greqia

Gazetare: Fatlume Dervishi

Qeveria firmosi marrëveshje për furnizim pa pengesa me qymyr dhe mazut nga Greqia, në gjashtë muajt e ardhshëm për Tec Osllomenë, Tec Manastirin dhe Tec Negotinën. Kryeministri Dimitar Kovaçevski drejtoi ekipin në Athinë ku u lidhën marrëveshjet me qeverinë e kryeministrit Kiriakos Micotakis.

“Ishte e rëndësishme të kemi marrëveshje duke pasur parasysh se tashmë paraqiten mungesa të energensëve dhe të energjisë elektrike në gjithë Evropën, të sigurojmë furnizim pa pengesa me këto energensa dhe nëse ndodh çfarëdo kufizimi i importit nga Greqia u dakorduam që ai kufizim nuk do të bëhet për Maqedoninë e Veriut”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri njoftoi se është biseduar edhe për transformimin energjetik siç është projekti për ndërtimin e sistemit të gazsjellësit deri në Negotinë përmes interkonektorit në F-Zonë.

“Tashmë është filluar procedura e testimit të tregut e cila duhet ta tregojë leverdinë ekonomike të këtij investimi dhe duke pasur parasysh se tashmë ka oferta për blerjen e kapaciteteve të këtij gazsjellësi, nëse gjithçka shkon sipas planit, ndërtimi duhet të fillojë deri në fund të vitit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri njoftoi se më ne fund ka ofertë edhe nga kompania greke PPC për projektin e ndërtimit të Hidrocentralit “Çebren”. Nëse kalon filtrin e evaluimit, deri në fund të vitit mund të pritet firmosja e marrëveshjes për këtë kapacitet energjetik i cili pritet të jenë më i madhi në korniza rajonale.

Qeveria shqyrton edhe alternativa për sigurimin e energjisë elektrike edhe nga Bullgaria./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button