Kovaçevski: Historianët të merren me histori, politikanët me politikë

Kovaçevski: Historianët të merren me histori, politikanët me politikë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot Shkupi zyrtar nuk do të bie pre e provokimeve nga individ të caktuar, ndërkohë që për çështjet historike tha se po merret komisioni përkatës ndërkohë që kërkoi që politika tu lihet politikanëve.

“Ai që dëshiron të provokoj, është problem i tij. Ne saktë e dimë se çka dëshirojmë, ne saktë e dimë se kush jemi dhe cila është historia jonë. Komunikimi mes shteteve po zhvillohet në nivel zyrtar, me njerëz nga politika. Por gjithmonë ekzistojnë edhe njerëz që dëshirojnë të prishin marrëdhëniet mes dy shteteve. Ne duhet të jemi të qetë sepse kemi një kornizë të qartë me Bashkimin Evropian. Për çështjet historike po merret komisioni i historisë. Unë u rekomandoj historianëve të merren me historinë dhe ne politikanët do të merremi me politikë dhe kështu do të ecim para drejtë vlerave evropiane”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button