Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet për furnizimin me energensë

Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet për furnizimin me energensë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se përpjekjet e qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje të mirë për energensë do të vazhdojnë edhe këtë javë, duke informuar se çmimi i energjisë elektrike në bursë është ulur nga 1000 në nën 200 euro.

“Edhe gjatë kësaj jave do të diskutojmë, për të gjetur një zgjidhje të mirë, gjatë periudhës së ardhshme për industrinë, veçanërisht për industrinë që furnizon popullatën me produkte ushqimore bazë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë, ndërsa masat që i kanë ndërmarrë si Qeveri kanë të bëjnë me uljen e shpenzimeve dhe konsolidimin fiskal në vend.

“Masat i referohen uljes së shpenzimeve dhe konsolidimit fiskal në shtet, si dhe rritjes së të ardhurave. As unë dhe asnjë ministër nuk kemi thënë se një punonjësi do t’i ndërpritet kontrata dhe do të mbetet pa punë, tha Kovaçevski.

 

LEXO EDHE:

Back to top button