Kovaçevski zhvillon bisedë telefonike me Blinken

Kovaçevski zhvillon bisedë telefonike me Blinken

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken.

Kovaçevski shprehu mirënjohjen e popullit dhe të qeverisë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga pavarësia e deri më sot, e cila shoqërohet me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.

Kryeministri tha se është thelbësor partneriteti strategjik me SHBA-në, i cili kurorëzohet me mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin tonë në NATO.

Anëtarësimi në aleancë, tha kryeministri Kovaçevski në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Blinken është privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button