“Kovid-19”, KSI kërkon hapjen e reparteve të reja në 8-shtatori

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizës ka propozuar hapjen e dy reparteve në Spitalin 8-shtatori për hospitalizimin e pacientëve me Kovid-19. Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve, është propozuar zgjerim i kapaciteteve edhe në spitalin në Kozle si dhe hapja e një laboratorie për testimin e materialeve.

- Advertisment -

Lidhur me gjendjen e përgjithshme me Kovid -19 është prononcuar edhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski i cili theksoi se nuk ka rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të nënkuptonin masa më rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit. Megjithatë siç theksoi ai nuk përjashtohet një gjë e tillë në rast se vazhdon rritja e shifrave dhe në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button