Kovid-19 në Kosovë, ky është bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19. Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.

“Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600. Në total numri i rasteve aktive është 2.559”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button