KQZ: Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat, vazhdon numërimi i votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbremë bëri të ditur se ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 komunat e Kosovës (QKN), duke përfshirë gjithsej 2,498 vendvotime.
Tani procesi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas KQZ-së numërimi i votave me postë ka nisur dje dhe deri më tani janë numëruar 36 për qind pre tyre.
Deri tani Vetëvendosja ka fituar 44.47% ose 323,287 vota (50 deputetë), PDK është renditur e dyta 20.59% ose 149,646 vota (23 deputetë). LDK e treta me 17.27% ose 125,512 vota (19 deputetë), dhe e katërta AAK-ja me 7 % ose 50,889 vota (8 deputetë)./Kosovapress.








