KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 për qind

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 %. Konfirmimi u bë nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj. Sipas saj, kjo përqindje është e bazuar në informacionet në 1612 qendrave të votimit nga 5199 qendra që janë në total.

“Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 %. Kjo përqindje është e bazuar në informacionet në 1612 qendrave të votimit nga 5199 qendra që janë në total. E njëjta pjesëmarrja ka qenë edhe në vitet e shkuara. E rëndësishme është që procesi është i qetë, pa problematika”.

Hoxhaj theksoi se deri më tani nuk ka asnjë problematikë, procesi i votimit, sipas saj, po vijon edhe në ato qendra ku pati pezullim.

“Nuk ka asnjë problematikë. Situata vijon të jetë qetë edhe në qendra ku kishte pezullim, votimi vazhdon”./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button