Kredia hungareze/ Miteva tregon se është arritur marrëveshja me bankat

Kredia hungareze/ Miteva tregon se është arritur marrëveshja me bankat

Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteve, njoftoi se është arritur marrëveshje me bankat dhe fondet nga kredia hungareze që sipas saj, do ta çojnë ekonominë para.

Ajo gjithashtu njoftoi se lidhur me të njëjtën, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 26 nëntor, u arrit një konkluzë lidhur me propozimin e Ministrisë së Financave për kushtet për një linjë kreditore nga kredia hungareze dhe për përdorimin e mjeteve nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private.

“Në bazë të kësaj, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me Bankën Zhvillimore të ndërmarrin aktivitete për operacionalizimin e mjeteve nga linja kreditore në këto kushte: Shumë minimale për përdorues deri në 10 milionë euro; Afati i shlyerjes nga përdoruesi i fundit deri në 15 vjet duke përfshirë grejs periudhë deri në 3 vjet dhe shlyerje tremujore pas përfundimit të grejs periudhës; norma fikse e interesit prej 1.95% pa kjompensim për miratim dhe menaxhim; pjesëmarrje të vet përdoruesit përfundimtar në të paktën 20% të vlerës totale të investimit”, tha Miteva.

Gjithashtu theksoi se fondet nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private do të dedikohen për financimin e aktiviteteve prodhuese dhe ato mund të përdoren për qëllimet e mëposhtme:

– investime në pajisje, si makineri dhe pajisje të tjera;

– pasuri të patundshme (uzina, fabrika, objekte biznesi për përdorim vetanak);

– mjetet e transportit që lidhen me procesin e prodhimit;

– burimet e ripërtërishme të energjisë të destinuara për prodhimin e energjisë dhe

– mjete jomateriale si investimet në zhvillim dhe softuer.

Miteva tha se pagesa do të bëhet në bazë të faturave të dorëzuara nga përdoruesi i fundit në mënyrë që të sigurohet kontroll adekuat i përdorimit të fondeve.

LEXO EDHE:

Back to top button