Kremlini i quan “alarmuese” deklaratat e Bidenit
Kremlini i quan “alarmuese” deklaratat e Bidenit
Kremlini ka thënë se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, se Putini “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”, janë mjaft shqetësuese.
Biden e dha këtë deklaratë të shtunën në Varshavë të Polonisë, gjatë përmbylljes së vizitës së tij në Evropë.
Më vonë ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndonjë politikë për ndryshim të regjimit në Rusi.
Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e Bidenit janë “alarmuese” dhe se Moska do të vazhdojë t’i ndjekë me kujdes deklaratat e Bidenit, pas këtij incidenti.








