Nga sot Spanja e trajton infektimin me COVID si sëmundje normale

Nga sot Spanja e trajton infektimin me COVID si sëmundje normale

Spanja nga sot vendosi që infektimit me virusin Korona ta trajtojë pothuajse si sëmundje normale, e ngjashme me gripin. Ata të cilët do të preken me COVID 19 dhe kanë simptome të lehta, mund të vazhdojnë të bëjnë jetë normale.

Testet dhe izolimi në shtëpi nuk është i domosdoshëm. Masat e deritanishme do të vazhdojnë të vlejnë vetëm për ata që janë të eksponuar ndaj rrezikut. Në mesin e tyre janë personat të moshës mbi 60 vjeçare dhe ata me probleme të sistemit imunitar, si dhe grate shtatzëna dhe punonjësit shëndetësor.

E vetmja gjë që do të mbetet nga masat e dikurshme kufizuese në Spanjë është mbajtja e maskës në ambiente publike, si dhe në autobusë, avionë dhe trena. Situata epidemiologjike në Spanjë, e cila ishte prekur rëndë në fillim të Pandemisë tani është përmirësuar dukshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button