Kremlini: Krimeja, e rrezikuar nga sulmet ukrainase

Kremlini: Krimeja, e rrezikuar nga sulmet ukrainase

Kremlini ka deklaruar se gadishulli i Krimesë në Ukrainën jugore, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, ishte i rrezikuar nga sulmet e forcave ukrainase pas rrëzimit të një droni pranë një baze kyçe detare, sipas The Guardian.

Guvernatori i Sevastopolit, qyteti më i madh në Krimenë e aneksuar, tha këtë mëngjes se flota ruse rrëzoi një dron ukrainas mbi Detin e Zi.

“Sigurisht që ka rreziqe sepse pala ukrainase vazhdon politikën e saj të organizimit të sulmeve terroriste,” tha Peskov.

Komentet e tij erdhën pasi Presidenti Vladimir Putin vizitoi së fundmi urën e Kerçit, lidhja kryesore midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë kontinentale, e cila u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim në tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button