Kreu i LSDM-së Venko Filipçe vizitoi Gostivarin nga ku akuzoi për reagim të vonuar të institucioneve

“Si funksionojnë tani restorantet? Me çfarë uji lahen pjatat? Çfarë uji përdoret në restorantet ku organizohen grumbullime masive, siç janë dasmat? Shohim se përdorimi i ujit është ndaluar dhe ekziston një rekomandim që të përdoret ujë teknik. Cili është ky ujë teknik? Nga e sigurojnë restorantet? Nga e marrin qytetarët dhe si e përdorin? Kush e ka kontrolluar cilësinë e këtij uji teknik?”.Nëse vazhdon të përdoret uji i tillë mund të ndodh rrezik edhe më i madh, e ai është helmimi nga ushqimi. Kjo ndodh sepse, nëse ushqimi nuk lahet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të shkaktojë helmim. Më pas vjen edhe sëmundja e duarve të papastra, hepatiti A. Nëse tani përsëri përdoret ushqim i pasigurt, ekziston rreziku i një sëmundjeje të re, një epidemie të re”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button