Krimet në Buça, Zelenski flet në OKB

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pritet t’u bëjë thirrje vendeve që të godasin Moskën me sanksione më të ashpra, pas vizitës së tij dje në Bucha, vendi i vrasjeve të dyshuara të civilëve nga ushtarët rusë. Ai ka akuzuar armikun e tij për gjenocid dhe paralajmëroi se mund të ketë zbulime më të këqija që do të vijnë pasi trupat pushtuese u tërhoqën nga zonat pranë kryeqytetit, shkruan Alsat.

“Ne e harruam frazën për çmilitarizimin në ditën kur më ofruan të largohesha nga Kievi. Ne u thamë Rusisë që të harrojnë frazat ‘denazifikim’ dhe ‘çmilitarizim’, ne as nuk do ta diskutojmë këtë. Denazifikimi tingëllon thjesht fyes. Këtë fjalë mund ta drejtojmë drejt jush dhe Bucha e ka treguar këtë. Kishim të drejtë”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Nga ana tjetër Rusia mohon kategorikisht se forcat e saj kanë vrarë civilët në Buça të Ukrainës. Ambasadori rus në Këshillin e Sigurisë Vasili Nebenzja pretendon se personat e shtrirë ishin aktorë që u urdhëruan nga qeveria ukrainase për të diskredituar ushtrinë ruse.

“Tani nëse shikoni me kujdes atë që po ndodh në Bucha sa u përket kufomave në rrugë, të cilët nuk ekzistonin përpara se trupat ruse të vinin. Ata befas u shfaqën të shtrirë në rrugë një djathtas, një majtas, disa lëviznin e të tjerë shfaqnin shenja jete. Nuk mund të mos e kuptosh që kjo është e inskenuar, se është falsifikim dhe që është provokim”, tha  Vasili Nebenzja, Ambasador i Rusisë në KS

Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë nga toka dhe me duar të lidhura, siç u gjendën civilët e vrarë në Bucha. Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha, disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit.

Italia dhe Danimarka kanë bërë të ditura dëbime masive të diplomatëve rusë, pas raportimeve për mizori të dyshuara në qytezën ukrainase, Buça. Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Kofod tha se 15 anëtarë të stafit të ambasadës do të dëbohen dhe se Qeveria e Danimarkës “ka dënuar ashpër” veprimet e ushtarëve rusë në Buça. Edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Roma ka informuar Moskën që 30 diplomatë rusë duhet të largohen nga shteti për “arsye të sigurisë kombëtare”.

Presidenti amerikan Bajden e quajti Putinin një kriminel lufte lidhur me vrasjen e civilëve në Bucha dhe u zotua se po mbledh të gjitha materialet për të akuzuar presidentin rus për krime lufte. Ndërsa tha se do të kërkonte më shumë sanksione ndaj Moskës, Biden u zotua të dërgojë më shumë armë për Ukrainën në mënyrë që ajo t’i bëjë ballë ofensivës ruse. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button