Kriza ekonomike ‘godet’ nevojtarët, ekipi i Alsat qëndroi në dy familje në Haraçinë

Kriza ekonomike ‘godet’ nevojtarët, ekipi i Alsat qëndroi në dy familje në Haraçinë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kriza ekonomike ka vështirësuar edhe më shumë jetën e familjeve të prekura sociale, shkruan Alsat.

Nëse më herët dora e zgjatur e bamirësve zbuste urinë e tyre, sot për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, kjo ndihmë dita ditës po zvogëlohet.

Shaip Veliu thotë se me një ndihmë sociale prej vetëm 5300 denarësh është vështirë të jetohet.

“Jam vetë i pesti, me këtë krizë nuk arrijmë ti dalim në fund, në asnjë mënyrë…05:57 Dikush na ndihmon, por edhe tash kriza na ka kap krejt, dikush na ndihmon po ma shumë jo. Sivjet është problem, vitet tjera kanë ndihmuar por kanë qenë çmimet ma të ulëta, tani me më të larta jo. Nuk mund të bësh me to asgjë, për një ditë çka blen ushqim për shpi më shumë nuk mund të mbulosh asnjë ditë më tepër me ato të holla Qeveria që i ka dhënë 3000 denarë, 3 qese dhe u krye, sot han, të nesërmen s’ke, çfarë bën me 3000 denarë”, tha Shaip Veliu, kryefamiljar.

Me ndihmën e njerëzve humanë, kjo familje 8 anëtarëshe u bë me shtëpi, por gjyshja 63 vjeçare e ka shumë të vështirë të mbulojë shpenzimet për 7 nipërit dhe mbesat e saj jetimë, për të cilët kujdeset e vetme.

Fëmija më i madh është 14 vjeç ndërsa më i vogli vetëm 4. Dëshira më e madhe e gjyshes Sejzan është që të mund t’i ushqejë, t’i mbajë ngrohtë dhe të arrijë t’i shkollojë ata.

“Shtatë fëmijë, unë vetë e teta. Nuk e kanë as nënën, babai në burg, vetë. Prindërit s’i kanë, unë si nënë plak kam mbetur të ua mbaj krahun, nuk doja t’i dorëzojë nëpër jetimore. Shëndetin e kam si mirë, shyqyr prej Zotit dhe po i shikoj. Fqinjët po më ndihmojnë, por të më ndihmojnë me të madhe nuk kanë, por shtrenjtësia e madhe se secili sot është larguar. Ishin më lirë, tash kishin hyp, 50 denarë një bukë, po ndasht le të hanë nuk dua me përmend. Pa ndihmën e njerëzve se krejt janë munduar, dikush prej goje e ka nda kafshatën e gojës dhe ua kanë pru. Shurupet për një koll, se sëmuren të gjithë me rend, një shurup nuk ju del për një ditë, prandaj marr ilaçe që të mos heqin fëmijët”, tha Sejzan Nebiu.

Nga shoqatat humanitare thonë se dita ditës po rritet numri i familjeve të rënduara sociale, ndërsa me çmimet e larta të produkteve ata e kanë të vështirë të mbulojnë të gjitha familjet në nevojë.

“Tash për momentin shumë më shumë kemi kërkesa se si ka nis me hyp çmimet e vajit, sheqerit, e të gjitha produkteve, më shumë kërkesa kemi, se sigurisht se nuk mund të ja dalin me një rrogë apo ndihmë sociale edhe neve pak është problem më I madh se me ato financa që I kishim, kemi menduar të fusim më shumë familje, por edhe tash edhe ne nuk po ja dalim. Ne në pako nuk kemi hequr asgjë, por puna është se ne e kemi pas një pako rreth 50 euro, e tash është bërë 60, apo 65 euro, afër 70, se kanë hypur”, tha Suat Bislimi, përfaqësues i SH.H Bamirësia.

Për ballafaqim me krizën ekonomike, qeveria miratoi masë që parashikon ndihmë prej 3000 denarësh, për familjet sociale për 4 muajt e ardhshëm./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button