Kriza energjetike, Oda Ekonomike me kritika të hapura ndaj Qeverisë

Kriza energjetike, Oda Ekonomike me kritika të hapura ndaj Qeverisë

Gazetar: Ile Petrevski

Kapacitetet e mëdha industriale, ose siç e quajnë veten “lokomotiva” e ekonomisë në Maqedoni, kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria. Ata akuzojnë se janë lënë të vetëm të përballen me krizën energjetike. Anëtarët e Odës Ekonomike paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e pësuar dhe nuk do të presin që shteti t’ua zgjidhë problemet e tyre.

“Nëse ne si kompani do të reagonim në kohën e duhur në atë moment dhe nëse nuk do u besonim gënjeshtrave të shtetit, do të kishim energji elektrike me 118 euro. Njëherë u dogjëm, tani unë pyes, dhe e di se një herë në jetë lejohet të gaboni, nëse gaboni dy herë jeni budalla, herën e tretë jeni idiot. Tani do gabojmë për herë të dytë. Biznesmenët vijnë tek unë dhe më thonë, ‘Ju sillni lëndë të parë nga e gjithë bota dhe nuk jeni në gjendje të merrni energji elektrike?’”, deklaroi Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.

Të dhënat e biznesmenëve treguan se nga 100 kompani të anketuara, disa kishin fatura më të larta të energjisë elektrike me pothuajse 500%.

“Në sektorin e bujqësisë dhe atë ushqimor, 75% e të anketuarve deklaruan se shpenzimet e energjisë elektrike ishin rritur mbi 100%, pastaj 60% e sektorit kimik deklaroi se kjo rritje ishte mbi 250%, dhe rritja më e madhe e shpenzimeve të energjisë elektrike ishte në sektorin metalurgjik, i cili shkon deri në 470%”, u shpreh Biljana Peeva Gjuriq, drejtoreshë Operative e Odës Ekonomike.

Për shkak të krizës energjetike, një pjesë e kapaciteteve të mëdha industriale janë mbyllur, disa përkohësisht dhe disa përgjithmonë. Biznesmenët disa herë kanë kërkuar të ndihmohen kompanitë e mëdha, por qeveria është përgjigjur se ata duhet të merren vetë me krizën. Sektori i biznesit thotë se shumica e masave të marra nga qeveria ishin të nxituara, pa një strategji apo ndihma nuk ka arritur te kompanitë që janë bartëse të ekonomisë vendore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button