Kriza pasuroi kompanitë e naftës, rritja e çmimet solli të ardhura për vendet arabe

Kriza pasuroi kompanitë e naftës, rritja e çmimet solli të ardhura për vendet arabe

Kompanitë ndërkombëtare të naftës raportojnë miliarda dollarë fitime gjatë vitit 2022. Shkak i rritjes së të ardhurave është lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimit të karburanteve.

Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë dëmtuar ekonominë e shumë vendeve. Rritja e çmimeve dhe mungesa e produkteve në treg rëndoi xhepat e qytetarëve, por jo të korporatave ndërkombëtare të prodhimit të karburanteve.

Të dhënat e fundit të indeksit të fitimit të kompanive tregojnë se gjatë vitit 2022, bizneset që operojnë në tregtinë e naftës kanë shënuar fitim prej miliarda dollarë.

Gjiganti saudit i naftës “Aramko” thotë se në vitin 2022 ka fituar 161 miliardë dollarë. Një shifër rekord kjo që nuk është hasur që nga themelimi i kompanisë.

Fitimet e kompanisë janë rritur me 46 përqind brenda një viti.

Ndërkohë dhe kompanitë e tjera ndërkombëtarë kanë raportuar fitime marramendëse.

Kompania “ExxonMobil” në SHBA fitoi 55.7 miliardë dollarë gjatë vitit 2022. Gjithashtu dhe kompania “Shell” i Britanisë raportoi 39.9 miliardë dollarë fitim.

Rritja e fitimeve për kompanitë e naftës lidhet me rritjen e çmimit të karburanteve.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2023, shumica e vendeve të BE dhe SHBA ndaluan importin e naftës ruse. Tregjet ndërkombëtare rritën çmimin me 10 deri në 20 përqind dhe mungesa e produktit në treg solli rritje zinxhir në gjithë shtetet./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button