Sekuestrohen 67 kg marijuanë në Igumenicë, droga vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 67 kg marijuanë në Igumenicë, droga vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 67 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia greke në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Igumenicë.

Mediat greke raportojnë se droga ishte e ndarë në 45 pako.

Këto të fundit u gjetën brenda një automjeti ndërsa autoritetet po bënin kontrolle rutinë.

Policia arrestoi dy persona ndërsa dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit sakaq në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button