Kriza përshkallëzohet – SHBA dhe Irani në prag përplasjeje

Në mesin e raporteve se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po përgatit sulme ndaj Iranit nëse negociatat për të arritur një marrëveshje dështojnë, misioni i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara e akuzoi SHBA-në për “kërkesa të tepruara” që po i shtyjnë negociatat e paqes drejt shembjes. Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, u takua mbrëmjen e djeshme në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Iranit Abas Aragçi. Të dy shkëmbyen pikëpamje mbi përpjekjet dhe iniciativat më të fundit diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.  Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio më herët thirrje për një “plan B” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit në rast se Irani refuzon të heqë bllokadën e tij. Rubio nënvizoi se të gjithë të prekurit nga kjo situatë, duhet të fillojnë të mendojnë për një plan emergjence.

“Duhet të fillojmë të mendojmë se çfarë bëjmë nëse, pas disa javësh, Irani vendos se nuk i intereson dhe do t’i mbajë ngushticat të mbyllura, do të fundosë çdo anije që nuk i bindet ose nuk paguan. Atëherë dikush do të duhet të bëjë diçka për këtë. Ne duhet të kemi edhe një plan B si t’i rihapim ngushticat nëse dikush vazhdon të qëllojë. – Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button