Protesta masive në Serbi: Studentët “tronditin” pushtetin e Vuçiqit

Në Serbi protestë e madhe, në një përpjekje të re për ndryshime politike. Protesta në Beograd mbledh bashkë protestues nga e gjithë Serbia. Lëvizja rinore e Serbisë qëndron prapa valës së re të protestave masive kundër korrupsionit dhe politikave të Aleksandar Vuçiqit. Studentët thonë se synimi është rrëzimi i qeverisë.

“Mendoj se ka shumë forcë për ndryshim për aq kohë sa njerëzit e duan atë. Për mua, nuk bëhet fjalë nëse mundesh, por nëse dëshiron.” – Branisllav Vasiq, Student.

“Do të vazhdoj të përpiqem për aq kohë sa të jem gjallë. Kjo nuk është një luftë e përkohshme. Kjo është një luftë afatgjatë.” – Filip Novakoviq, Student.

Vala e protesta u ndërpre kohë më parë pas akuzave për përdorimin e një arme zanore kundër protestuesve paqësorë. Një sërë incidentesh të tjera kanë ndodhur muajt e fundit, përfshirë dhunën që shoqëroi zgjedhjet lokale në mars. Lëvizja studentore nisi si reagim ndaj tragjedisë në një stacion treni që la të vdekur 16 persona në veri të Serbisë në nëntor të vitit 2024. Studentët bllokuan fakultetet për muaj të tërë gjatë vitit 2025, duke detyruar dorëheqjen e ish-kryeministrit Millosh Vuçeviq dhe qeverisë së tij. Protestuesit thanë se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme, të cilat Vuçiqi ende nuk i ka shpallur. Presidenti serb ka reaguar ashpër ndaj protestuesve. Mediat proqeveritare i kanë quajtur kritikët e tij terroristë dhe agjentë të huaj që duan të shkatërrojnë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button