Kroaci, 33 viktima dhe 1.467 raste të reja me koronavirus

Autoritete kroate gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 33 viktima dhe 1.467 raste të reja me Covid-19.

Autoritete e Mbrojtjes Civile njoftojnë se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 14.524. Midis tyre, 1.513 pacientë janë në spital, nga të cilët 167 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 70.243 raste me koronavirus, nga të cilët 865 kanë vdekur, 54.854 janë shëruar, nga të cilët 1.852 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht 29.179 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani, 572.489 persona janë testuar, nga të cilët 7.803 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button